FacebookTwitterFeed

12 liqenet më të bukura në botë

Këto liqene janë përzgjedhur për ndonjë karakteristikë ekstreme që kanë: më i thelli, më i madhi, më i pastri, dhe të gjitha janë bukuri të rralla natyrore!


alt

Malavi

Liqeni i Malavit


Liqeni i MalavitLiqenit i Malavit ose i quajtur ndryshe Liqeni Najsa është shtëpia e mbi 1,000 llojeve të peshqve. Ky është liqeni i tretë më i madh në Afrikë me 584 km gjatësi dhe deri në 80 km gjerësi. Me një thellësi prej 700 metra nën nivelin e detit, ky liqen gjendet ndërmjet Malavit, Mozambikut dhe Tanzanisë duke furnizuar me ujë dhe peshq qindra fshatra. Pjesa jugore e lumit Cape Maclear është prezenton parkun nacional të parë në botë për ujë të freskët, i emëruar nga UNESCO që në vitin 1984. Specia më e veçantë në këto ujëra është mbuna, një lloj peshku i cili është i njohur për atë që ushqehet direkt nga dora e njerëzve. 


Alberta, Kanada
Liqeni Pejto


Liqeni PejtoLiqeni i Albertës - Luis është liqeni i famshëm nëpër gjithë ato kartolina dhe posterë. Por simotra e këtij liqeni Pejto, është akoma më piktoreske. Falë pluhurit nga shkëmbinjt e akullt që bie kur bora dhe akulli shkrihen çdo verë, uji i këtij liqeni ka një ngjyrë të përkryer tirkiz ashtu si vendet përrallore Antigua dhe Bora-Bora. Për pamje akoma më dramatike, ngjituni në mallet përreth që të shijoni pamjen magjepsëse.


Oregon
Liqeni i Kraterit


Liqeni i KrateritNjëmijë vjet më parë, shpërtheu gryka e vullkanit të lartë 3.650 metra në Kaskadën Range. Gropa e krijuar u bë e njohur si Liqeni i Kraterit, dhe gjendet në pjesën jugore të Oregonit, në parkun nacional aty ky natyra mrekullon me bukuritë e saj. Ky është liqeni më i thellë në SHBA 592 metra dhe ka një ngjyrë të kaltër safari. Pyjet e mëdha që e rrethojnë këtë liqen e bëjnë atraksion të vërtetë për ta vizituar.


Filipine
Liqeni Taal

Liqeni TaalKjo bukuri e rrezikshme gjendet 60 km në jug të Manilës dhe ka dy arsye për famën e tij: është liqeni më i thellë në Filipine (1719m) dhe është shtëpia e një nga vullkaneve më të vegjël por më aktivë në botë: vullkani Taal. Liqeni është formuar kur ka shpërthyer krateri i vullkanit. Edhepse kjo është shpallur si zonë e rezikshme, shumë turistë janë kureshtar ta vizitojnë këtë çudi natyrore.


Guatemala
Liqeni Atitlan


Liqeni AtitlanRreth 1.6 km nga kodrat e Guatemalës, ky liqen gjendet mes tre vullkaneve masive. Fshatra të vogla kalojnë nëpërmejet bregut të tij, të pajisura me lisa dhe pisha si dhe mbi 800 lloje bimësh. Është shumë atraktiv për t’u vizituar, si nga kodrat ashtu edhe me barkë, megjithatë duhet të theksojmë se alga të shumta janë rritur këto vite.


Skoci
Loç Lomond


Loç LomondMe një natyrë kodrinore dhe kështjella mesjetare, Loç Lomond duket sikur është një novelë romance viktoriane. Liqeni i gjatë 38 km është i pasuruar më ishuj, disa prej të cilëve janë aq të vegjël sa që zhduken kur niveli i ujit rritet, kurse të tjerët janë aq të mëdhej sa madje janë të populluar. Vizitorët mund t’i shikojnë mbetjet e manastirit të shekullit të shtatë dhe kështjellës Lenoks të shekullit 14, e përdorur shpesh si hapësirë gjuetie nga mbretërit.

Itali

Liqeni GardaLiqeni Garda

Përderisa forma e shtetit të Italisë i ngjan një çizmeje, forma e këtij liqeni është e gjatë dhe e hollë sipër, duke u zgjeruar më poshtë. Garda ështe liqeni më i mad hi vendit dhe një nga destinacionet më të preferuara për italianët. Bregu jugor është vendi i pranverave të gjata, rezorteve me vila, si dhe plazheve 45 km me gurishte. Në pjesën veriore ndodhen majat e Dolomites, një magnet për hiking dhe çiklistët si dhe pë rata që duan ta testojnë durimin. Për të parë pamjen më të bukur të liqenit, merrni teleferikun për në malin Baldo.


Francë
Liqeni Anesi


Liqeni AnesiKy liqen alpin në zemrën e Alpeve francece është i mrekullueshëm, por mos pritni ta kaloni vizitën duke parë reflektime të qeta në ujë. Liqeni Annec është vetëm për aktivitete, sidomos në gusht kur Parisi është më pak i banuar dhe francezët marrin pushime të zgjatura. Detar, kajakë dhe skijim në ujë, çiklizëm dhe hiking, të gjitha këto aktivitete ndodhin në liqen, dhe në anën tjetër baret dhe restorantet janë përplot me njerëz.

Kroacia

Liqenet e Plitvicës


Liqenet e PlitvicësKëto 16 liqene të gjelbërta e të kaltra, të fshehura nga vegjetacioni i trashë dhe të lidhura me qindra ujëvara, mund të jenë vendi i xhirimit për skenat e ardhshme të Jurassic Park. Filloni aventurën në një nga liqenet më të ulët dhe vazhdoni nëpër ujin magjepsës.Vetëm kujdes, mund të hasni më shumë kafshë mali si kaprollë, mace të egra, ujqër dhe arusha.


Kenia
Liqeni Nakuru

Liqeni Nakuru

Po, uji është i kaltër dhe kodrat anash i japin një pamje mjaft të bukur, por ajo që e bën të veçantë këtë liqen është ngjyra rozë e shpërndarë në anët e liqenit. Flamingos janë disa specie të cilat mund t’i durojnë kushtet armiqësore të liqenit- uji ka aq shumë karbonat natriumi sa që djeg pothuajse çdo gjë që prek. Mund të ketë miliona zogj që ushqehen me algat në liqen.

                                     

                                                                                    Zelanda e Re

Liqeni Mejtson


Liqeni MejtsonI njohur si Liqeni Pasqyrë, ky liqen i Ishullit Jugor është i famshëm për reflektimet e maleve Cook dhe Tasman. Do të ketë pamje ideale nëse e vizitoni pas lindjes që diellit, atëherë uji është shumë i qetë dhe reflektimet pasqyrë duken të përkryera. Edhe vetë liqeni ja vlen të eksplorohet, parku në afërsi si dhe lumi me urën piktoreske japin një pamje të mrekullueshme.

Sloveni
Liqeni i Bledit


Liqeni i BleditËshtë liqen piktoresk i rrethuar në të gjithë anët me male. Për të shijuar pamjen më mbresëlënëse drejtohuni nga Kështjella e Bledit. Do t’ju magjeps ishulli i Bledit, një rreth i vogël pyjor ku është e vendosur kasha e shekullitë të 17-të dhe kulla e sahatit të stilit të njohur barok. Para se të ikni, është traditë që t’i bini këmbanës të kishës dhe të mendoni një dëshirë.

Ky lajm është lexuar 1207 herë
08.05.2014
Dubai është qendra më e njohur tregtare dhe afariste e Lindjes së Mesme por edhe një nga qendrat më atraktive turistike në gjithë botën.
01.05.2014
E vërteta e hidhur është se për shkak të ndryshimeve klimaterike, rritjes së nivelit të detrave shkrirjes së akullnajave dhe pyjeve të cilat dita ditës po coptohen më shumë, gjërat janë duke lëvizur shumë shpejt...
23.07.2013
Barcelona, qyteti i detit Mesdhe, njerëz të hareshëm, futboll dhe argëtim të shkëlqyeshëm…